29 Prill 2024

Aniston: Këtë vit do ia kushtoj vetëm të dashurit tim

Hollywood, 4 prill - Edhe pse në moshën 43-vjeçare Jennifer Aniston është po aq tërheqëse sa në kohën e serialit ‘Friends’.

Aktorja tregon se sharmi i saj është meritë e “qetësisë dhe lumturisë” që i jep marrëdhënia me aktorin Justin Theroux.

Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, Aniston u shpreh: “Këtë vit do ia kushtoj vetëm të dashurit tim.”

Aktorët janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘Wanderlust’ dhe aktorja thekson: “Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që kam pasur në karrierën kinematografike. Kemi kaluar tre muaj fantastikë vetëm duke qeshur.”

Në lidhje me rivalitetin që ka me aktoret e reja, Aniston nënvizoi se nuk ndihet aspak e vjetër: “Më ofrojnë role të grave që kanë fëmijë 17-vjeçarë dhe unë mendoj se nuk jam aq e vjetër, por kur e mendoj më thellë, në fakt jam. Gjithsesi nuk ndihem aspak e vjetër.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)