19 Maj 2024

Angelina Jolie vuan nga Hepatiti C

Hollywood, 24 shtator - Angelina Jolie vuan nga Hepatiti C. Lajmin e bën të ditur ‘National Enquirer’, një revistë e njohur për lajme bombastike, por që rrallë gjejnë konfirmim.

Sipas revistës, dobësia e aktores së famshme hollivudiane i detyrohet hepatitit C që e ka marrë kur ishte e re, në kohën që abuzonte me drogën e alkoolin.

‘National Enquirer’ shton gjithashtu se Jolie është në listën e pritjes për një transplant mëlçie.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e stafit të protagonistes së filmit ‘Salt’. Zëdhënësja ka deklaruar se ky lajm është 100% i rremë dhe se eleganca e tepruar e Jolie vjen nga udhëtimet e shumta dhe lodhja në sheshxhirime.

Angelina Jolie ka disa ditë që është kthyer nga një vizitë në një kamp refugjatësh sirianë në Turqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)