16 Maj 2024

Angelina Jolie: Më pëlqen jeta e thjeshtë

Malta, 7 qershor - Angelina Jolie, prej disa ditësh ndodhet bashkë me fëmijët në Maltë, për t\'i qëndruar pranë Brad Pitt, i cili po xhiron filmin post apokaliptik “World War Z”.

Aktorja bukuroshe është intervistuar nga revista “Vanity Fair”, ku mes të tjerave është pyetur edhe për fëmijët e saj, tre të adoptuarit: Maddox nga Kamborgjia, Zahara nga Etiopia, Pax nga Vietnam dhe tre fëmijët e lindur nga bashkëjetesa me Pitt: Shiloh dhe binjakët: Knox e Vivienne.

E pyetur për ditën e saj të zakonshme në Maltë, Jolie është shprehur: “Kam qenë me fëmijët. Zakonisht në mëngjes u bëjmë mësime noti binjakëve, e më pas fëmijët marrin leksione arti. Djemtë janë zbavitur me peshqit. Vajzat qëndruan në shtëpi, kemi marrë me qera një vend shumë të bukur, ku notojnë dhe pikturojnë. Luajnë edhe me breshkat”.

Në fund aktorja ka deklaruar: “Ka një shprehje :’ Nëse nuk të tremb, nuk ja vjen ta bësh’. Besoj se është e vërtetë. Më pëlqen të qëndroj në shtëpi me fëmijët e mi. Më pëlqejnë gjërat e thjeshta, për mua jeta ka shumë vlera”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)