10 Maj 2024

Angelina Jolie: Ballkani, rajoni që me sjell buzëqeshjen

Washington, 14 janar -  “Ballkani është një rajon me konflikte të përgjakshme por që më ka dhënë shumë miqësi të mira. Kur e kujtoj këtë rajon, kujtoj muzikën, jetën, dashurinë që jep Ballkani si asnjë rajon tjetër që kam vizituar”, kështu  është shprehur gjatë një interviste për Zërin e Amerikës aktorja hollivudiane Angelina Jolie. 

Ajo ka qenë së bashkue me aktoren Zana Marjanoviç e aktorë të tjerë në premierën e filmit  “In the land of blood and honey”, i cili ka nisur të shfaqet nëpër kinematë e Washingtonit që nga dita e sotme.

Në Washington u shfaq ditën e mërkurë premiera e filmit “In the land of  blood and honey”,  “Në tokën e gjakut dhe mjaltit”, ku morën pjesë aktorët kryesorë  dhe regjisorja e filmit Angeline Jolie e shoqëruar nga partneri i saj Brad Pitt.
 
\"Situata të ngjashme konfliktesh ka kudo. Ngjarje të tilla nuk janë të izoluara në rajone të ndryshme si në Bosnje apo diku tjetër.  Ajo që përpiqemi të sjellim në këtë film është të ndërgjegjësohemi e të njihemi me raste të tilla si ai i  konfliktit në  Bosnjes ku  fqinjët,  njerëzit që  kishin krushqi mes tyre, miq, të njohur e të afërt prej vitesh u kthyen kundër njëri – tjetrin  dhe ajo situatë i bëri të ndjeheshin armiq me njëri - tjetrin\", ka thënë ajo. 

Gjitahshtu sipas saj vëmendje duhet drejtuar jo vetëm ndaj parandalimit, por edhe ndaj mënyrës se si duhet të rehabilitohen njerëzit që kanë përjetuar  konflikte ë tilla.  Filmi përshkohet nga humanizmi dhe dhimbja për një aspekt të tillë\".
 
Jolie ka theksua se  \"Nuk jam e sigurt por dikush na tha se ka të bëjë me Ballkanin... pra Ballkani vetë është një rajon i përgjakshëm dhe njëkohësisht i ëmbël..! Nuk e di, por kur mendoj Ballkanin,  unë buzëqesh kur mendoj për atë rajon... ka dhimbje , konflikte dhe ngjarje të tilla por ka aq shumë jetë, dashuri, muzikë, sa e kam të vështirë të gjej një tjetër vend të botës që të jetë i tillë si Ballkani\".
 
Ajo ka veçuar skenën e përdhunimit të disa grave boshnjake nga ushtarët serbë. Sipas saj ishte skena e parë e xhirimeve, dita e parë e xhirimeve,  thuajse askush nga aktorët nuk njihej me njëri-tjetrin, mes atyre që interpretonin  ushtarët kishte djem që ishin serbë, serbo- boshnjakë, boshnjakë myslimanë, kishte edhe nga ata që kanë qenë fëmijë e kanë përjetuar histori të tilla dhune tek nënat, apo njerëzit e tyre të afërt.

Ndaj siç ka thënë ajo ishte një skenë e tensionuar pasi ishte kaq e vështirë t’u kërkoja atyre njerëve të rikrijonin një skenë të tillë.

\"Kur përfundoi xhirimi i kësaj skene aktori që interperetonte ushtarin dhunues e përqafoi dhe e mbante të përqafuar aktoren që interpretonte gruan e dhunuar në rol dhe situata e sheshit të xhirimit u kthye në një situatë  dashurie që mbizotëroi deri në fund në grupin e xhirimit..!\", ka pohuar Jolie.

Angelina Jolie: \"Nuk ishte shumë e lehtë që të flisja konkretisht për luftën me ata që e kishin jetuar atë. Njerëzit nuk flasin hapur për atë që kanë kaluar, por mendoj se kjo i ndihmon që të kalojnë problemet që lënë konflikte të tilla.  Nga bisedat që kam patur me aktorët apo njerëzit që kanë ndihmuar në film, kam kuptuar se  ky film është një kujtesë për fëmijët e tyre e për të gjithë, që t’i kujtojmë këto ngjarje për mos t’i përsëritur më...!\"

Regjisorja Jolie është shumë e interesuar për pritshmërinë që  do të ketë filmi “In the land of blood and honey” në rajonin e Ballkanit e sidomos në Sarajevë, kryqyteti që përjetoi konfliktin e përgjakshëm ballkanik të fillimit të viteve 1990. Filmi pritet të shfaqet në Sarajevë në datën 14 shkurt.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)