28 Prill 2024

Angelina: Brad është një mashkull i vërtetë

Los Angelos, 1 qershor - Angelina Jolie ndjehet me fat që është në një lidhje me Brad Pittin, sepse ai është një “mashkull i vërtetë”.

Ylli i filmit “Tourist”, e cila rrit gjashtë fëmijë bashkë me aktorin hollivudian, është e lumtur nga lidhja gjashtëvjeçare me Pitt dhe admiron gjithçka tek ai.

“Jam shumë me fat me Bradin. Ai është një xhentëlmen i vërtetë, por ai është edhe një mashkull i vërtetë”.

“Ai ka një baraspeshë të bukur të të qenit i jashtëzakonshëm, i shkëlqyer, baba i dashur, një njeri shumë inteligjent, ndërsa fizikisht, ai është një mashkull i vërtetë në të gjitha kuptimet”, ka thënë Jolie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)