26 Mars 2023

Anamorava vend me vlera të kulturës historike

Gjilan, 14 shkurt – Kryetari i Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot takim me përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Fakulteti i Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Qendra e Trashëgimisë Kulturore, zyrtarë komunalë e përfaqësues nga fshati Pogragjë, ku është diskutuar rreth investimeve për t’ia shtuar atraktivitetin turistik Kalasë së Pogragjës.

Kryetari Hyseni tha se rajoni i Anamoravës është një nga vendet mjaft të pasura, si me monumente, gjithashtu edhe me vlera tjera të kulturës historike.

“Kalaja e Pogragjës, si një nga luginat më të rëndësishme e pahulumtuar gjer në fund, do të duhej të ishte pikë e rëndësishme për vizitorë e turistë. Diskutuam rreth investimeve në qasjen e saj, rrugën e shtegun për ecje, ndërtimin e kinemasë së hapur afër saj e shumë atraksione tjera të cilat do t'ia shtonin atraktivitetin turistik kalasë, e turizmin Gjilanit”, ka theksuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)