Alba: Nuk dua që të më shohë gjyshi gjoksin

Nju Jor, 7 maj - Jessica Alba kurrë nuk ka pozuar e zhveshur nëpër kopertina revistash dhe kurrë nuk ka luajtur skena nudo nëpër filma pasi në kontratën e saj ka një klauzolë ku ndalohet nudizmi dhe aktorja ka zbuluar për revistën Glamour pse është kaq strikte në lidhje me trupin e saj.
Nuk dua që gjyshërit të më shohin gjoksin. Kaq e thjeshtë, tha 33-vjeçarja amerikane.
Ndryshe nga koleget e saj, Jessica ka pasur vetëm dy të dashur dhe njëri prej tyre është aktualisht bashkëshorti i saj, Cash Warren, të cilin e ka njohur në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit Fantastic Four.