27 Prill 2024

Aktoret më të bukura të Hollywood-it

Hollywood, 26 prill - Hollywood-i është vendi ku aktoret e bukura janë të pafundme. Por cilat janë disa prej tyre?

Revistat e njohura të botës tashmë i kanë klasifikuar disa prej tyre për këtë vit.

Nuk mungojnë emrat e njohur si Angelina Jolie apo Charlize Theron. Ja cilat janë aktoret të cilave filmat u dhanë “emër dhe bukuri të përjetshme”.

Angelina Jolie

Nuk kishte si të mungonte edhe këtë vit një yll i Hollywood-it sikur që është Angelina Jolie. Ajo do të përmendet gjithmonë për filma veçanërisht aksion por dhe “love story”. Kjo 35-vjeçare ka filluar të aktrojë që në vitet ’80 dhe është dalluar për talentin, sigurisht dhe bukurinë tipike.

Charlize Theron

Një tjetër emër tepër i njohur është Charlize Theron një nga divat e Hollywood-it. Me një karrierë të suksesshme ajo përmendet veçanërisht për rolet në “The Italian Job”, “ The Road”, “The devil’s Advocate” përkrah emrave të tjerë të njohur.

Eva Mendes

E njohur për biografinë e saj në film, Eva Mendes, renditet në mesin e aktorëve më të bukura. Me performancat e dallueshme në “Last Night”, “The Spirit” apo “We own the night”, ajo ka treguar aktoren vitale dhe atë sharmante. Eva Mendes është një nga emrat më të përmendur të Hollywood-it.

Jessica Biel

Edhe aktorja Jessica Biel zuri vend në këtë listë. Dallohet për paraqitjen dhe bukurinë “e brishtë”. Aktore dhe modele në të njëjtën kohë do të vazhdojë të përmendej veçanërisht për rolet në “Powder Blue”, “Nailed” e shumë të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)