09 Maj 2024

Aishe Qorraj fiton çmimin e parë për poezi

Prishtinë, 10 qershor - Shkrimtarja Aishe Qorraj-Berisha ka marrë çmimin e parë për poezi nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” me poezinë “Me Naimin në ëndërr”, kushtuar 165-vjetorit të lindjes së poetit kombëtar shqiptar Naim Frashërit.

Shkrimtarja Qorraj-Berisha ka konfirmuar se ka qenë e impresionuar dhe e privilegjuar për këtë çmim për faktin se në Kosovë shumë pak vlerësohen vlerat e krijimtarisë letrare.


“Ndjehem e lumtur kur më vlerësojnë njerëz të mëdhenj. Për mua nuk është herë e parë që marr çmim, megjithatë një të tillë e vlerësoj në piedestal, për shumë arsye, një ndër to është edhe fakti se në Klubin e Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë, të quajtur Drita-Pelegrin, juria është tejet profesionale, njerëz që botën e artit, shpirtin dhe penën e artistit shqiptar e kanë bashkuar nga të gjitha trojet shqiptare”, tha Qorraj-Berisha.

Fituesja e çmimit ka deklaruar se jeton me vargjet e Naimit. “Naimit i mbetem obligim moral. Vepra e tij është e pazëvendësuar. Gjuhën e tij e flisnin veç perënditë. Për mua është model që nga fëmijëria. Jetoj në vargun e tij”, ka thënë Aishe Qorraj-Berisha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)