29 Prill 2024

Aguilera me të dashur të ri

SHBA, 10 nëntor - Christina Aguilera thuhet se ka gjetur të dashur të ri pas ndarjes nga Jordan Bratman, pasi ajo tani po lidhet me asistentin e një seti filmik të cilin e takoi gjatë xhirimeve të filmit “Burlesque”.

Këngëtarja është divorcuar nga partneri i saj, ndërsa vetë Aguilera ka pranuar se vuan ende nga ndarja. Por, tani spekulimet supozojnë se Aguilera është hedhur në krahët e Matthew Rutler, që është duke punuar prapa kuintave të filmit të ri.

“Nuk është ende serioze, por është diçka të cilën ajo po e kërkon dhe po e gjen rehatinë. Ajo dhe Jordan kanë pasur probleme për një kohë të gjatë. Ata i mbajti të bashkuar dashuria për djalin. Ajo u takua me Rutler në setin e filmit, para ndarjes dhe u bë mik me të. Pasi është ndarë nga Jordan, miqësia u shndërrua në romancë”, deklaroi Aguilera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)