04 Maj 2024

Adele së shpejti do të fejohet

Londër, 24 shkurt - Këngëtarja britanike Adele së shpejti do të fejohet me të dashurin e saj Simon Konecki, raportojnë tabloidet britanike.

Konecki thuhet se po planifikon t’i propozojë këngëtares gjatë ditëlindjes së saj në muajin maj.

Çifti, i cili konfirmoi marrëdhënien e tyre në muajin janar, gjithashtu planifikon të fillojë një jetë të përbashkët, por janë duke menduar edhe për fëmijë.

”Simon është i vendosur që t’i propozojë Adeles gjatë ditëlindjes së saj”, tha një burim i paidentifikuar, duke shtuar se ai e di se ajo është e duhura dhe se miqtë e tij kurrë nuk e kanë parë më të lumtur.

Këngëtarja së fundi tha se po planifikon të pushojë nga muzika për pesë vjetët e ardhshëm për t’u fokusuar në marrëdhënien e saj, sepse në të kaluarën ajo si prioritet kishte karrierën, ndërsa në jetën private kishte përjetuar kolaps.

Adele së fundi ka fituar gjashtë çmime “Grammy” dhe ka performuar në këtë eveniment, duke konfirmuar kështu se ka kaluar me sukses shërimin pas operacionit të telave të zërit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)