28 Prill 2024

Adele mbretëresha e Karaoke-s

Londër, 16 janar - Adele është përzgjedhur si “mbretëresha e karaoke-s” nga faqja e internetit ‘Lucky Voice’.

Përdoruesit e kësaj faqeje kanë votuar në një sondazh që doli në përfundimin se 1 në 4 persona kishin kënduar një nga këngët e albumit të saj me titull ‘21’.

Kënga më e kënduar ishte ‘Someone Like You’ duke u ndjekur në vend të dytë nga një tjetër këngë e britanikes ‘Make You Feel My Love’.

Në dhjetëshen e parë të këngëve më të kënduara nga pjesëmarrësit në votim është edhe suksesi tjetër i Adele, kënga ‘Rolling in the Deep’.

Në listë janë edhe ‘Price Tag’ e Jessie J, ‘Moves Like Jagger’ e Maroon 5 apo ‘Bad Romance’ e Lady Gaga’.

Adele, e cila i është nënshtruar një operacioni në kordat vokale në nëntorin e kaluar, ka lajmëruar se do të rikthehet në skenë në muajin shkurt, me rastin e ndarjes së çmimeve ‘Brit Aëards’, në Londër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)