29 Prill 2024

Abramovich, 8 milion dollarë për dasmën e vajzës

Londër, 10 dhjetor - Do të jetë një dasmë përrallore ajo e Anna Abramovich, 18 vjec, vajza e manjatit rus Roman, pronarit të Chelsea-t. Pasaniku do të shpenzojë 8 milionë dollarë për ceremoninë martesore.

Lajmin për përgatitjen e dasmës e jep ‘Life News’,një tabloid online rus, që citon si burim një shoqëri të rëndësishme londineze kateringu, e cila është ngarkuar për organizimin e festës për martesën mes 18-vjecares dhe të fejuarit të saj, juristit Nicolai Lazarev.

Ende nuk është vendosur data e ceremonisë që do të zhvillohet në pranverë në Karaibe.

Kjo dasmë do të jetë tepër e shtrenjtë dhe tepër e kontrolluar për të mos lejuar fotografët që të qarkullojnë nga ato anë.

Të ftuarit pritet që të jenë rreth 400, një listë e gjatë VIP që për momentin mbahet e fshehur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)