06 Maj 2024

Zyrtarët komunalë vizituan të sulmuarit në veri

Mitrovicë, 28 shtator - Pas sulmit të një grupi serbësh ndaj punëtorëve që po pastronin brigjet e lumit Ibër në veri të Mitrovicës, zyrtarët e Komunës së Mitrovicës kanë qëndruar në Lagjen e Boshnjakëve ku kanë takuar disa nga të sulmuarit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala dhe drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Kastriot Jashari, të cilët u takuan me banorët në veri, kanë dënuar sulmin dhe njëherit kanë kërkuar nga banorët që të jenë gjakftohtë dhe të mos bien në provokimet e strukturave kriminale serbe.

Drejtori Bala tha se këto grupe janë të interesua që me çdo mënyrë të eskaloj situata. “E kuptojmë gjendjen tuaj të rëndë, por ju duhet të vazhdoni të jeni të përgjegjshëm sikur që keni qenë gjatë gjithë këtyre ditëve”, u tha ai, banorëve të Lagjes së Boshnjakëve.

Në anën tjetër, banorët kanë kërkuar më tepër siguri. U ankuan se vazhdimisht ndihen të kërcënuar nga grupet kriminale serbe, të cilët i provokojnë në mënyra të ndryshme. Thanë se situata po mbahet nën kontroll vetëm fal maturisë së tyre.

Lidhur me sulmin që ka ndodhur në veri, saktësisht në afërsi të brigjeve të Ibrit karshi vendit të njohur si Dudi-Kërrsh, në hollësi tregoi Avni Beqiri, një nga të sulmuarit. Tha se sot ishte dita e parë e punës për pastrimin e brigjeve të Ibrit sipas një projekti që financohet nga USAID-i.

Ai tha se kanë qenë rreth 40 punëtorë, shumica shqiptarë, por edhe serbë, boshnjakë, romë etj. “Kemi filluar punën në orën 09:00, ndërsa rreth orës 11:00 në vendin ku kemi qenë duke punuar kanë ardhur shpejt katër automjete, ndërsa prej tyre kanë dalur persona të maskuar, të cilët menjëherë nga kanë sulmuar duke na sharë në gjuhën serbe”.

Beqiri tha se dy ose tre veta që kanë qenë më të moshuar janë zënë nga ata persona të maskuar dhe janë rrahur brutalisht. “Unë dhe shumë të tjerë e kemi kaluar lumin dhe kemi dalur në jug. Mezi kam shpëtuar pa u mbytur në ujë, meqë nuk di të notoj”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicë, konfirmuan se të mërkurën kanë kërkuar trajtim mjekësor 7 veta që ishin sulmuar në veri. Prej tyre, 3 veta kanë qenë të atakuar fizikisht, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)