07 Maj 2024

Zvonko Veselinoviq organizator i dhunës në veri

Prishtinë, 12 dhjetor - Komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-se në Kosovë - KFOR, Erhard Drews tha sot se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës nuk dëshirojnë dhunë, por ata nuk po mund kontrollojnë grupet që e shkaktojnë.

Drews ka theksuar se KFOR-i e din se kush janë ata që përbëjnë këto grupe, që drejtohen nga biznesmeni Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij.

“I kemi xhirimet e gjithë asaj që ka ndodhur në barrikada dhe falë kësaj e dimë se kush ka marrë pjesë në organizimin e incidentit.

Ato xhirime i janë dorëzuar EULEX-it, i cili bashkëpunon ngushtë me autoritetet serbe”. Nga këto grupe është shtënë kundër KFOR-it, më 27 shtator në Jarinje. Nga andej është hedhur kokteji molotov, pohon komandanti i KFOR-it.

Ai ka pohuar se grupin e Jagnjenicës e ka udhëhequr i vëllai i Zvonko Veselinoviqit, i cili është plagosur në qafë me plumb gome.

Këto pohime komandanti i KFOR-it i ka shprehur sot gjatë takimit me gazetarët serbë, që ndodhen për vizitë dyditëshe në Kosovë, raportojnë mediat e Beogradit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)