02 Maj 2024

Zvicra ka zënë dy kosovarë me pasaporta false të Bullgarisë

Bernë, 25 janar - Rojat kufitare Francë-Zvicër gjatë kontrollit të një makine në vendkalimin në Bazel kanë zënë dy kosovarë me pasaporta false të Bullgarisë, të cilët ndiqeshin për delikte të ndryshme të kryera në kantone të Zvicrës.

Të gjitha dokumentet e gjetura te dy personat kishin qenë të falsifikuara.

Pas kontrollit të bërë nga rojat e kufirit është konstatuar se njëri nga kosovarët, shoferi 27 vjeçar i makinës, po ndiqej penalisht për vjedhje, dëmtim prone, prishje të qetësisë, delikte trafiku dhe për qëndrim ilegal në Zvicrën Perëndimore. Ai ka pasur disa ndalesa për të hyrë në Zvicër, njofton albinfo.ch.

Bashkudhëtari i tij 29 vjeçar po ndiqej me fletarrest për një vjedhje të kryer në Zvicrën gjermane. Të dy personat janë arrestuar dhe i janë dorëzuar Policisë së Kantonit të Bazelit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)