04 Maj 2024

Zogaj i la letrën “amanet” ku akuzon EULEX-in

Prishtinë, 14 tetor - Agim Zogaj si "deshmitari x" ka lënë amanet publikimin e letrës ku flet për trajtimin nga misioni që duhej ta kishte mbrojtur.
 
Ish-komandanti i UÇK-së, që ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, ka lënë shumë letra të shkruara në të cilat, sipas familjarëve, ai ka treguar në detaje për gjithçka që i ka ndodhur prej kohës kur kishte dhënë dëshminë e parë në EULEX, e deri në momentin kur kishte vendosur që t’i jepte fund jetës.

Njërën nga letrat e kishte lënë amanet që të publikohej. “Koha Ditore” ka siguruar një kopje të letrës që, sipas bashkëshortes së të ndjerit, ishte amaneti i Agim Zogajt.

Në letër ai akuzon rëndë EULEX-in dhe prokurorin e rastit Jkeçka, Mauricio Salustro. Letra mban datën 29.12.2009.

“Këtë padi po e bëjë me shkrim kundra prokurorit italian Mauricio dhe dy agjentëve të sigurimit për mbrojtjen e dëshmitarit, shefi Donalld dhe Hansi nga Gjermania, Donalldi nga Britania. Zotri prokuror, hetues. Ti më bëre jo krim, por masakër psikike me tërë fëmijët dhe gruan time”, shkruan Zogaj.

I mllefosur me sjelljet ndaj tij, dëshmitari i rastit që implikon nëntë pjesëtarë të UÇK-së në krime lufte, komandant Murrizi shkruan se nuk mashtrohet nga falja e burgut për krimet që “ndoshta ka bërë”, e as nga një milion eurot e premtuara.

“Por ti mua sun um blen kurrë për një milion euro të juaja dhe për burgun që ma falni për çka edhe kom bërë apo edhe për disa dëshmi që ti kum nënshkru pa mi përkthy fare”...shkruan Zogaj.

Zogaj tregon se si Eulex-i e kishin dërguar Zogajn bashkë me familjen në Maqedoni për tri javë, por e kishin lënë atje për tre muaj. I kishin ndërruar pasaportën dhe emrin duke e emëruar si Azem Bytyqi.

Në pjesën e dytë ai jep datat e njëmbëdhjetë herëve që është marrë në pyetje, dhe datat kur ka nënshkruar gjashtë dokumente, që ai pretendon se nuk i janë përkthyer.

Në ditarin që e mban familja, pjesë të të cilit i ka parë gazeta, Agim Zogaj tregon shumë detaje për mënyrën sesi në Gjermani EULEX-i e kishte lënë vetëm. Më 15 gusht, pak më shumë se një muaj para se të bënte vetëvrasje ai shkruan se si po frikësohet nga atentati i mundshëm, qoftë edhe prej EULEX-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)