11 Maj 2024

Zjarrfikësit e Fushë-Kosovës transferohen në AME

Prishtinë, 10 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Fushë-Kosovës nënshkruan sot memorandum të mirëkuptimit për transferimin e njësisë së Zjarrfikësve nga komuna në Agjencinë për Menaxhim Emergjent të MPB-së.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i komunës, Burim Berisha dhe drejtori për Parandalim në AME, Alush Beqiri.

Qëllim i Memorandumit të Mirëkuptimit është transferimi i pjesëtarëve të Shërbimit të  Zjarrfikës dhe Shpëtimit nga Komuna e Fushë Kosovës, në Njësitin profesional të Zjarrfikës dhe Shpëtimit në kuadër të Ministrinë e Punëve të Brendshme, respektivisht në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) për vazhdimin e funksionimit dhe krijimin e kushteve më të mira për shërbimin e zjarrfikësve në të gjithë territorin e Kosovës.
 
Komuna e Fushë-Kosovës është e para në transferimin e zyrtarëve nga komuna në nivel qendror. Transferimi është duke u bërë në mbështetje të Ligjit për Zjarrfikje dhe Shpëtim, Nr: 04/L-049 dhe Udhëzimit Administrativ, nr. 21/2012 për transferimin e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Njësitë Profesionale nga Komunat në MPB/AME, si dhe për një bashkëpunim dhe bashkërendim të ndërsjellët.

Në ditët në vijim do të vazhdohet me transferimin e të gjitha njësive të zjarrfikësve nga të gjitha komunat e Kosovës në Agjencinë për Menaxhim Emergjent, me qëllim të funksionimit unik të zjarrfikësve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)