29 Prill 2024

Zhbllokimi i rrugëve, përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it

Prishtinë, 18 shtator - Zhbllokimi i rrugëve që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 nuk është përgjegjësi e autoriteteve kosovare të policisë, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. 

“Sa i përket barrikadave, përsëris se kjo mbetet përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it. Por, nëse kërkohet edhe përfshirja e policisë sonë, nuk ka problem. Ata kanë rrugë alternative për furnizim, e nëse bëhen pengesë për KFOR-in, barrikadat do të hiqen”, shprehet Rexhepi në një intervistë për “Top Channel”, ndërsa transmeton telegrafi.

Në këtë situatë, pa ndonjë plan për mundësimin e lëvizjes së lirë, ministri ftoi qytetarët serbë që në vend që të qëndrojnë në barrikada të fillojnë përgatitjet për sezonin e vjeshtës e të dimrit.

“Është më mirë që ata serbë që rrinë në barrikada të përgatiten për vjeshtën e dimrin se sa të qëndrojnë aty. Por, kjo është çështja e tyre”..

Ministri mohoi informacionet se doganierët serbë kanë refuzuar të shkojnë në pikën 1 dhe 31.

“Nëse ata pengohen nga barrikadat duhet të lajmërojnë, por nëse refuzojnë të kthehen në punë do të shkarkohen nga detyra”.

Ministri Rexhepi përjashtoi mundësinë që veriu të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë.

“Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do të ketë bisedime me Serbinë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)