30 Prill 2024

Zharku: Nuk e zbatojë vendimin e EULEX-it

Prishtinë, 16 dhjetor - Xhabir Zharku, ish-kryetar i Komunës sëKaçanikut, i dënuar me 3 vjet burg i dënuar me 3 vjet burgim për veprënpenale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, dhe i cili nuk ështëdorëzuar vetë për vuajtje të dënimit, iu ka drejtuar sot opinionit menjë komunikatë, në të cilën sqaron pse nuk zbaton vendimin e gjykatëspër vuajtjen e dënimit.

Në komunikatë thuhet: “Ndiejë për obligim moral të bëjë një sqarim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës komunale për vuajtën e dënimit politik nga gjykata supreme e përbërë nga gjykatës të EULEX-it si dhe një gjykatës vendor sa për formalitet.

Kam marrë vendim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës sidomos pasi që javëve dhe ditëve të fundit kemi siguruar prova të reja dhe të njëjtat kemi provuar t’i paraqesim para gjyqësorit vendor si dhe atij te EULEX-sit, por ka qenë e pamundur që të bëjmë këtë, ngase ky vendim është politik dhe me porosi.

Kam bërë përpjekje të takoj shefin e EULEX-sit, Kermabo, kryeprokuroren e EULEX-it, si dhe prokuroret dhe gjykatësit vendor për t’i paraqitur provat e reja në këtë rast si dhe çështje të tjera të ndjeshme ku janë të implikuar vet autoritetett e EULEX-it në afera skandaloze në emër të drejtësisë në Kosovë, por kjo ka qenë e pa mundur ngase EULEX akoma dëshiron të mbetet në linjat e UNMIK-ut. Ndërsa vendorët nuk kanë fuqi politike e sidomos kur në raste të tilla janë të përfshirë autoritetet e EULEX-it.

Nëse EULEX dhe drejtësia në Kosovë dëshirojnë të ballafaqohen me drejtësinë dhe ne të zbatojmë vendimet e tyre, ata le të kthejnë lënden ne rigjykim, le të ju jep qasje vendimmarrëse gjyqtarëve vendor si dhe të sjellë drejtësinë në vend dhe ne do të zbatojmë vendimet e tyre.

Për momentin faktet që i posedoj nuk do t’i publikojë, për t’i ruajtur si prova materiale, por nëse EULEX dhe drejtësia vendore nuk merr masa unë jam i detyruar të publikoj fakte në lidhje me këtë rast dhe raste të tjera të cilat edhe mund të ngrenë në masë të lartë revoltën e qytetarëve dhe mund të prodhoj pasoja të pa riparueshme.

Me këtë sqarim bashkëngjisë edhe fjalën mbrojtëse të cilën do të kisha pasur dëshirë ta jap gjatë procesit gjyqësor”.

Zharku tash e disa muaj i ka ikur vuajtjes së dënimit, duke shfrytëzuar të gjithë mundësitë ligjore të ankesave, por në të gjitha rastet gjykata i ka kthyer përgjigje negative.