05 Maj 2024

Zharku ka hyrë në listën e kriminelëve më të kërkuar të botës

Prishtinë, 19 shkurt - Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku ka hyrë në listën e kriminelëve më të kërkuar të botës. Qysh nga 23 janari ai është duke u kërkuar nga Interpoli.

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut i dënuar më 3 vjet burgim është duke i ikur vuajtjes së dënimit nga 13 dhjetori i vitit të kaluar, shkruan Koha Ditore.

Pavarësisht vënies së tij në listën e të kërkuarve, Zharku ka deklaruar vetë se ndodhet në Suedi.

Nga atje po pretendon “ta dëshmojë pafajësinë” pavarësisht se këtë nuk ka mundur ta bëjë gjatë gjykimit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)