03 Maj 2024

Zgjerohen hetimet për udhëheqesit e Prizrenit

Prizren, 5 mars - Dyshimet për keqpërdorime në Komunën e Prizrenit veç po rriten. Edhe Prokuroria Themelore e kësaj komune ka nën llupë të saj zyrtarë komunalë.

Punëtorët e Ramadan Mujës po hetohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare që kanë të bëjnë me disa mbindërtime. Në këto dyshime është edhe drejtori i Urbanizmit. Muja dhe pesë zyrtarë e tjerë komunalë tashmë kanë një aktakuzë nga EULEX-i, shkruan “Express”.

Nuk është veç Prokuroria e EULEX-it që ka dyshime tek zyrtarët e Komunës në Prizren. Edhe Prokuroria Themelore është duke hetuar disa zyrtarë të kësaj komune.

Rastet për të cilat po hetohen zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë të bëjnë me çështje të tjera dhe nuk kanë lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e EULEX-it.

Kryeprokurori Sylë Hoxha konfirmon për “Express” se nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë edhe disa zyrtarë komunalë, por pa përmendur ndonjë emër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)