25 Prill 2024

Zgjedhjet nuk ndikojnë tek siguria në Kosovë

Prishtinë, 8 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, shpreh besimin e plotë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë nuk do të ndikojnë në sigurinë e vendit.

Në një intervistë për “SETimes”, gjithashtu Buhler ka shprehur besimin se Policia e Kosovës është në mënyrë të përsosur në gjendje që të administrojë procesin.

“Duke thënë këtë, po të shfaqet një kërcënim, KFOR-i do të jetë gjithashtu i përgatitur që të marrë çdo masë që kërkohet”, deklaron Buhler.

Komandanti i KFOR-it mendon se nuk është e nevojshme që KFOR-i të marrë ndonjë masë të posaçme për zgjedhjet.

“\'Policia e Kosovës është në mënyrë të përsosur e aftë që të marrë përsipër detyrën e sigurimit të zgjedhjeve. Megjithatë, do të përfshihemi në procesin planifikues për konceptin e sigurisë dhe do të jemi gati në fazën ekzekutuese me të gjitha aftësitë tona për të mbështetur Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Duke folur për gjendjen në veri të vendit, Buhler ka thënë se është i bindur se situata “nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarakë, por kërkon një zgjidhje politike”.

“Një gjë është e sigurte, një zgjidhje paqësore në interes të brezave të ardhshëm kërkon pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive në Kosovë”, deklaron Buhler.

Buhler e ka vlerësuar shumë të mirë gjendjen në fshatrat me shumicë serbe, në pjesën tjetër të Kosovës. “Kam mendimin se serbët e Kosovës e kanë marrë jetën në duart e tyre dhe vështrojnë në të ardhmen më me shumë besim sesa në të kaluarën”, thekson ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)