28 Prill 2024

Zbulohet pllaka e Forcave të Armatosura të Suedisë

Prishtinë, 19 korrik -  Sot, në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë u bë zbulimi i Pllakës në shenjë të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë, të cilët gjatë muajit prill-qershor, kanë punuar së bashku në pastrimin e Parkut Gërmia, nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera, të cilat kishin mbetur që nga paslufta.

Zbulimin e pllakës e bëri zëvendësministri i FSK-së Muhamet Latifi dhe ambasadorja e Suedisë në Prishtinë, zonja Ingrid Johanson.

Në ceremoni merrnin pjesë gjeneralët: Zymer Halimi, Imri Ilazi dhe Haxhi Shala, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane në MFSK, atasheu ushtarak i Suedisë, kolonel Curt Jakobsson dhe Agim Gashi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)