11 Maj 2024

Xhandarmëria serbe patrullon në veri të Kosovës

Mitrovicë, 14 nëntor - Një njësi elite e xhandarmërisë së Serbisë po patrullon në veri të Republikës së Kosovës.

Grupi sipas  “Kohës Ditore” është nën vëzhgimin e drejtpërdrejt të Qeverisë së Beogradit, dhe ka për qëllim që të veprojë në teren sipas zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ekzistimin e këtij njësitit të veçantë e kanë konfirmuar edhe burime ndërkombëtare dhe një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Ekzistimi i tyre është i njohur për institucionet e Kosovës dhe për prezencat ndërkombëtare në vend, ndërkaq që sipas burimeve të gazetës ata po operojnë edhe jashtë strukturave të përhershme të MUP-it në veri të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)