11 Maj 2024

VV: Të zbardhet korrupsioni për pasaportat biometrike

Prishtinë, 15 nëntor - Lëvizja “Vetëvendosje!” ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë dhe institucioneve tjera lidhur me skandalin e fundit të zhdukjes së 1.4 milionë eurove nga buxheti i Republikës së Kosovës përmes MPB-së për pasaportat biometrike.

“Korrupsioni tashmë është bërë normë e funksionimit të qeverisë. 10% është etabluar si pjesë e pandashme e kostos së kontratës për cilindo prokurim të qeverisë. Kur kjo bëhet edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministria që e menaxhon Policinë e Republikës së Kosovës, atëherë kjo e shpërfaq qartë edhe arsyen pse nuk kemi një polici të suksesshme në ndjekjen e krimit, dhe aq brutale në shkeljen e qytetarëve."

Ndërhyrjet e politikës në gjyqësor sipas tij deri tash të gjithë qytetarët kanë pasur dyshime për nivelin e lartë të korrupsionit në gjyqësor. Por disa qytetarë e kanë pasur një fije shprese se EULEX-i do ta përmirësojë këtë situatë të pashpresë.

"Rasti i 1.4 milionëve të pasaportave e dëshmon qartë se EULEX-i nuk do të jetë zgjidhja e problemit por një pjesë e rëndësishme e problemit. Kjo për shkak të politikës së EULEX-it dhe të lidhjeve të tij me politikën e qeverisë e cila e ka vendosur veten në funksion të negociatave dhe kompromisit me Serbinë”, theksoi deputeti i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.

Sipas tij, 1.4 milionë euro janë 10% e kontratës prej 14 milionë eurosh të cilën e ka fituar kompania austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD) për shtypjen e pasaportave të Kosovës. 

Në anën tjetër, Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin nuk e ka shqetësuar shumë arrestimi i shtetases gjermane Natali Velija nën akuzën për përfitimin joligjor të 1.4 milion eurove, që ishin deponuar për të paguar pasaportat biometrike të Kosovës.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se nuk brengoset nëse çështja e arrestimit Natali Velijajt konsiderohet si aferë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai tha se është i përkushtuar ta luftojë korrupsionin dhe se me të marrë informatën për këtë rast nga ambasadori austriak, ai tha se i ka marrë masat dhe ka kërkuar përgjegjësitë.

“Kam qenë insistues që kushdoqoftë që është i përzier në këtë të dalë para ligjit dhe ta merr dënimin e merituar. Natyrisht që kjo në opinion mund të dalë si çështje e aferave që mua shumë nuk më brengos në atë kuptim për arsye se jam i përkushtuar që të luftohet hajnia dhe krimi kudoqoftë”, tha Rexhepi.

Por ministri Rexhepi mohoi të ketë pasur çfarëdo përqindje. Ai tha se kontrata ka qenë tërësisht në rregull dhe transparente.

“Ajo zonja duhet t’i tregojë adresat ku i ka dërguar dhe çka ka bërë. Në këtë pikë të dytë pajtohemi. Përndryshe, absolutisht, kontrata është fituar në bazë të ofertës më të mirë dhe s’ka pasur kurrfarë përqindje”, tha Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)