06 Maj 2024

VV: Ata që duhen arrestuar janë Ramadan Muja me shokë

Prishtinë, 28 shkurt - Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren kanë realizuar një aksion simbolik duke shpërndarë posterë në të cilat ndodhet fotografia e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja prapa grilave, me mbishkrimin “Dorëheqja nuk mjafton!”.

Ky aksion është realizuar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të Komunës së Prizrenit për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe autoritetit, për përfitime personale.

Gjatë zhvillimit të këtij aksioni simbolik Policia e Kosovës arrestoi pa asnjë shkak legjitim tetë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët po vendosnin posterët në qytet.

Aktivistët që po mbahen ende të arrestuar janë: Selman Sokoli, Edi Elezkurtaj, Eugen Avazaj, Dardan Sertolli, Granit Lushaj, Kamber Sezallari, Shefqet Gështenja dhe Edi Kabashi.

Ndërkohë zyrtarisht, pothuajse e tërë struktura udhëheqëse e pushtetit lokal që aktualisht udhëhiqet nga PDK-ja, ballafaqohet me organet e drejtësisë për kryerjen e krimeve gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik.

Ky rast vërteton të gjitha pohimet tona të mëhershme për kapjen e shtetit nga mafiozë dhe kriminelë të cilët, përmes vjedhjes dhe plaçkitjes sistematike ndër vite, kanë ndërtuar pasuri marramendëse në kurriz të qytetarëve të varfër.

Përkundër akuzave, aktakuzave dhe dëshmive të shumta që i kemi dhënë për keqqeverisjen në Prizren, Hashim Thaçi vazhdimisht e ka mbështetur Ramadan Mujën dhe klikën e tij. Kjo e bënë atë fajtor kryesor për katandisjen e qytetarëve të Prizrenit në mjerim.

Në njërën anë, duke e emëruar Prizrenin me emra biblik si “kryeqytet shpirtëror i yni”, “Jerusalemi i PDK-së” etj., dhe në anën tjetër duke e mirëmbajtur vazhdimisht një qeveri kriminale kundër qytetarit - për llogari klanore, e tëra që ka bërë PDK-ja gjatë këtyre viteve në Prizren është ndërtimi i parajsës së vetë qiellore duke ua bërë qytetarëve jetën ferr!

Ka ardhur koha për drejtësi dhe dhënie të llogarisë. Tashmë, as prerja e shiritave dhe as shtrimi i asfaltit nuk iu ndihmon dot. Ramadan Muja bashkë me gjithë zyrtarët e korruptuar, përpos dorëheqjes duhet të japin llogari për çdo cent të keqpërdorur ndër vite.

Ata që në fakt duhen të arrestoheshin sot sipas Vetëvendosjes janë Ramadan Muja me shokë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)