03 Maj 2024

Vushtri, Shpërthen granata e dorës

Prishtinë, 5 janar - Një shpërthim i shkaktuar nga një granatë dore ndodhi të martën në mbrëmje në një sallon automjetesh në Vushtri të Kosovës.

Policia njofton se lloji i mjetit shpërthyes ishte granatë e llojit “M-75”, e cila duket se ka shpërthyer në ajër, pasi në dysheme nuk është gjetur asnjë krater.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme ndërkohë që si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk pati të lënduar, por në vendngjarje u dëmtuan të paktën 7 automjtete.

Policia rajonale e Mitrovicës po punon për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)