27 Prill 2024

Vritet një shtetas kosovar në Afganistan

Kabul, 30 tetor - Në mesin e nëntë të vrarëve në Kabul të Afganistanit raportohet se është edhe një shtetas kosovar.

“Shpërthimi i së shtunës, i cili mori jetën dy civilëve britanik, një shtetasi kosovar dhe një ushtari kanadez, ndodhi kur një veturë e mbushur me eksploziv goditi një autobus të blinduar në konvojin e NATO-s, tha të dielën një diplomat perëndimor për CNN-in.

Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i shtetasit kosovar. Në mesin e viktimave janë edhe katër ushtarë të armatës amerikane.

Presidenti afgan, Hamid Karzai ka shprehur ngushëllime për viktimat.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i talibanëve ka konfirmuar se kanë vrarë 16 ushtarë të huaj, një civil dhe kanë plagosur disa të tjetë.

Në kuadër të misionit të NATO-s dhe misioneve të tjera ndërkombëtare në Afganistan, gjendet edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që punojnë në misionin civil. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)