15 Maj 2024

Vritet një pjesëtar i EULEX-it në Zveçan

6Prishtinë, 19 shtator - Sot në mëngjes, rreth orës 0730, dy vetura të EULEX-it që i bartnin gjashtë pjesëtarë të tij për të bërë ndërrimin e rregullt në Portën 1 janë qëlluar me armë nga persona të panjohur në afërsi të Komunës së Zveçanit.

Si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it.  Task Forca Mitrovica është aktivizuar menjëherë dhe hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar.  Zona përreth është bllokuar. Me këtë rast do të bëhet çmos për t’i sjellë kryerësit e kësaj vepre përpara drejtësisë.

EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt qyqar të dhunës kundër pjesëtarit të tij.

"Ne i bëjmë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me këtë incident që të paraqiten dhe të na kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556."

Pas incidentit në Zveqan në veri të Kosoves që rezultoi me vdekjen e një pjestari të EULEX-it, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt dhe shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, do t’u drejtohen mediave.

Konferenca për media do të mbahet në selinë e EULEX-it sot dhe fillon në orën 12:00.

EULEX-i i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)