06 Maj 2024

Vritet një gazetar pakistanez

Islamabad, 2 mars - Policia në jugperëndim të provincës Balochistan të Pakistanit tha se sulmues me një motoçikletë kanë qëlluar për vdekje gazetarin lokal Mahmud Afridi.

Zyrtar i lartë i policisë, Ahmed Shah Lango tha se Afridi u vra të premten, derisa po shkonte në një klub shtypi në qytetin Kalat.

Lango tha se Afridi punonte për gazetën lokale Intikhab dhe ishte president i klubit të shtypit në  Kalat.

Afridi është gazetari i dytë i vrarë në Pakistan gjatë kësaj jave.

Malak Mumtazi i kanalit televiziv privat, Geo, u vra përballë një klubi shtypi lokal në  Vaziristanimn Verior më 27 shkurt.

Reporterët pa Kufij thonë se Pakistani ka qenë vendi i tretë më vdekjeprurës për gazetarët gjatë vitit të kaluar, pas Sirisë dhe Somalisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)