06 Maj 2024

Vritet Fatmir Hoti në Krushë të Madhe

Prishtinë, 27 mars - Ngjarje tragjike në Krushë të Madhe. Sipas Policisë së Kosvoës, rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, në rrugën magjistrale Prizren- Gjakovë, saktësisht në fshatin Krushë e Madhe ka ndodhur një vrasje.

\"Sipas hetuesve rajonal, vrasja ka ndodhur gjatë një shkëmbimi zjarri në mes të dy kushërinjve me mbiemër Hoti. I vrari ka marrë një plumb i cili dyshohet t’i këtë shkaktuar vdekjen gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Hetues Rajonal dhe krim-teknika kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes ku ishte i pranishëm edhe prokurori kompetent\" thuhet në komunikatën e policisë.

Ende nuk dihen rrethanat e as motivi që ka përfunduar me vrasjen e Fatmir Hotit i vitlindjes 1984. Trupi i pa jetë është në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)