28 Prill 2024

Vritet drejtori i Arsimit në Prishtinë

Prishtinë, 3 tetor - Është vrarë sot në mëngjes, në vendin e tij të punës, në zyrën e tij, Remzi Salihu, drejtor i Arsimit për Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.

“Sot në mëngjes është vrarë Remzi Salihu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ai është vrarë në zyrën e tij. Policia është duke i bërë hetimet”, deklaroi Gashi.

Aktualisht, nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje. Gjatë ditës priten informacione më të hollësishme.

Mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa mësohet se vrasësi është dorëzuar menjëherë.

“Policia ka marrë një informatë se rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Vrasësi është arrestuar dhe ne jemi duke punuar me rastin”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)