28 Prill 2024

Vrasje në Gjakovë

Gjakovë, 11 mars - Sot rreth orës 13:40 Policia e Kosovës,Stacioni Policor në Gjakovë,është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal Gjakovë për një person të plagosur me armë zjarri.

Efektivet policor menjëherë kanë shkuar në spital dhe kanë konfirmuar rastin se shtetasi i Kosovës Sokol N.  nga plagët e marra kishte ndërruar jetë,vdekjen e të cilit e kishin konfirmuar mjekët kujdestar të repartit emergjent.

Nëketë spital ndihmë kishte kërkuar edhe shtetasi Jozef N.(1993)i cili ishte i lënduar në qafë nga goditja me kondak të automatikut.

Njësitet përkatëse të hetimeve në nivel lokal dhe rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Prokurorin e shtetit dhe është filluar me këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi,si dhe janë ndërmarrë  të gjitha veprimet tjera operativo-hetimore për të ndriçuar çdo rrethanë lidhur me ketë vrasje.

Policia e Kosovës,njësitet përkatëse menjëherë kanë aktivizuar planin operativ mirë të koduar”Unaza e Çeliktë” për të kapur kryerësit e mundshëm të kësaj vepre.

Personi i dyshuar shtetasi i Kosovës N.Sh.(1969)në pa mundësi të ikjes pas kryerjes së veprës penale,është vetëdorëzuar,njëkohësisht të njëjtit i është konfiskuar edhe arma AK 47 me 21 fishek të cal.7.62 mm. me të cilën mendohet se e ka kryer veprën penale të vrasjes,por policia është në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar të armatosur.

Oficerët hetues të këtij rasti intenzivishtë në bashkëpunim me Prokurorin e çështjes janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me ketë vrasje dhe është bastisur shtëpia me lokalet përcjellëse e personit të dyshuar.

Sipas hetimeve te para preliminare dhe deklarimeve të dhëna,rasti kishte ndodhur në një pyll i quajtur “ Lugu i keq” të fshatit Pjetërshan komuna Gjakovë.Aty viktimat( babë e bir) kishin shkuar për të prerë dru,ndërsa personat e dyshimtë kishin shkuar te armatosur me AK 47 dhe personi tjetër i dyshuar ne arrati me një revole.

Pas veprimeve që kanë ndërmarrë të dyshimtit ndaj viktimave,ka ardhë deri të përdorimi i armës nga i dyshuari me ç’rast janë plagosur dy persona,njeri nga ata ka ndërruar jetë,ndërsa i lënduari është duke u kuruar në spital.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)