02 Maj 2024

Vrasja në Zvicër nga një 42-vjeçar shqiptar

Bernë, 27 shkurt - Autori që qëlloi në një fabrikë përpunimi druri në Zvicër është me origjinë shqiptare. Sipas mediave Viktor Berisha ka qëlluar për vdekje tre persona ndërsa ka plagosur 7 te tjerë.

Sipas përfaqësueve të fabrikës 42 vjeçari njihej si një njeri i qetë dhe nuk ishte i përfshirë më herët në asnjë incident. Nga të shtënat mësohet se ka gjetur vdekjen edhe 42-vjeçari shqiptar.

Emigranti shqiptar nga Kosova, Viktor Berisha kishte shkarkuar dy karikator të armës së tij në personelin e kompanisë së drurit “Kronospan” ku punonte, ku ka të vdekur tre veta, ndërsa dyshohet edhe për viktimën e katërt që ka ndrruar jetë në spital.

Tragjedia ka ndodhur dje pasdite në Menznau të Lucernit.  Siç mësohet arsye e ndërmarrjes së këtij sulmi ishte involvimi i disa kolegëve të tij të punës që ai të largohej nga puna.

Viktor (Mark) Berisha në vitet e 90-ta nga fashati Necë i komunës së Gjakovës kaloj në Zvicër ku edhe krijoj familjen e tij dhe nuk ra në sy para policisë apo kundër ligjit. Viktori që nga viti 2000 posedonte nënshtetësinë z vicerane dhe nuk ishte kurrë i papunë.

Nga ana e policisë janë duke u bërë hetimet edhe mbi padrejtësitë ndaj Viktorit në këtë kompani por deri më tani është refuzuar të jepet ndonjë informatë. Viktori vite më parë ishte i njohur si një “Kickboxer” por që në muajt e fundit kishte probleme psiqike.

Një portal informativ zviceran nga pjesa ku flitet frëngjisht ka arritur të siguroj disa teste ku Viktor Berisha ishte i sëmurë psiqikisht. Supozohet që Viktori të mos ketë vrarë vehten por të jetë goditur në vdekje nga punëtorët të cilët atakuan atë. Por, motivet e sakta të ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa një drejtues i fabrikës tha se Viktori nuk është përfshirë më parë në incidente. Ai ishte një njeri i qetë dhe punëtor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)