29 Prill 2024

Vrasësit e Enver Zymberit se shpejti në kërkim nga Interpoli

Prishtinë, 22 tetor - Emrat e të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri shpejtë pritet të shfaqen në faqen zyrtare të Interpolit.

Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës ka bërë kërkesë në Gjykatë për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar dhe pritet që ditët në vazhdim të nënshkruhet nga një gjyqtar për t’u adresuar pastaj në sekretariatin e Interpolit në Lyon të Francës, ka bërë të ditur një burim i Koha Ditore nga Gjykata.

Kërkimet në Kosovë për arrestimin e tyre nuk kanë dhënë rezultat deri tash, derisa urdhri për arrestim është lëshuar pesë javë më parë nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës.

Burime nga Policia thonë se të kërkuarit Ratomir Bozovic – i njohur si “Dude”, Radovan Radicit, Milovan Vlaskovicit, Slobodan Vucinicit, Dusan Jovanovicit dhe Ratomir Kasalevicit nuk ndodhen në Kosovë, por fshihen diku në Serbi.

Ky fakt, sipas këtij burimi, është i mjaftueshëm që Gjykata të lëshonte një urdhërarrestim ndërkombëtar, çka do ta detyronte edhe Serbinë si anëtare e Interpolit të kryente kërkime për arrestimin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)