05 Maj 2024

Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit

Mitrovicë, 26 korrik - Në përvjetorin e parë të rënies heroike të policit, tashmë Heroit të Kosovës,  Enver Zymberaj, në aksionin për vënien e kontrollit shtetëror në veri të vendit me 25 korrik 2011, Komuna e Mitrovicës, Federata e Atletikës e Kosovës dhe Policia e Kosovës organizojnë të shtunën (28 korrik 2012) mitingun \"Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit\".

Ky aktivitet sportiv, në të cilin pritet të marrin pjesë atletë nga Kosova dhe Shqipëria, mëtohet të jetë tradicional.  

Në kuadër të këtij mitingu është planifikuar gara për pionierë si për femra ashtu edhe për meshkuj ( 2 mijë dhe 3 mijë metra), për juniorë (femrat - 3 mijë dhe meshkujt 6 mijë metra), mandej për seniorë (femrat - 6 mijë dhe meshkujt 8 mijë metra) si dhe vrapimi për pjesëtarët e Policisë,  FSK-së, KFOR-it dhe EULEX-it në distancë 3 mijë metra.

Vrapimet do mbahen në rrugët e qytetit të Mitrovicës. Do të startohet para ndërtesës së Kuvendit Komunal për të vazhduar rrugës kryesore \"Mbretresha Teutë\" drejt Stacionit të Autobusve, mandej nëpër rrugën magjistrale drejt Zhabarit deri tek mulliri dhe shkolla e këtij lokaliteti ku garuesit kthehen prapë rrugës së njëjtë deri në finish para komunës. Garat fillojnë në ora 17.30 minuta.

Për këto dhe detaje të tjera është folur të enjten edhe në një takim me gazetarë të organizuar në Komunën e Mitrovicës. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Artan Osmani, tha se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për edicionin e parë të mitingut për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi. “Do të jetë një miting tradicional dhe tashmë është futur edhe në kalendarin e garave te Federatës së Atletikës”, tha ai.

Sipas organizatorëve, për fituesit e vendeve të nderit do të ndahen mirënjohje dhe shpërblime modeste në vlerë monetare. Ata kanë ftuar të gjithë sportistët dhe sportdashësit që të marrin pjesë në këtë manifestim për të nderuar vlerat dhe kontributin e Heroit, Enver Zymberi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)