28 Prill 2024

Vlerësohet bashkëpunimi i Qeverisë me Zyrën e BE-së në Kosovë

Prishtinë, 4 dhjetor – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka prezantuar punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve afatshkurtra të dala nga Raporti i Studimit të Fizibilitetit. Ministri Kuçi theksoi angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen në mënyrë sa më efikase të kritereve të Raportit të Studimit të Fizibilitetit, në veçanti në sfidat që dalin në fushën e sundimit të ligjit.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar, vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për integrim evropian, ndërsa të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që të përshpejtohet rruga e Kosovës drejtë integrimit evropian.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)