15 Maj 2024

Vlerësohet bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me KFOR-in

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Farina, të cilit i ka uruar suksese në detyrën dhe misionin e ri, duke shtuar se suksesi i këtij misioni është edhe sukses për Kosovën.

Duke vlerësuar rolin e KFOR-it si partner i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, Zëvendëskryeministri Kuçi i ka ofruar Gjeneralin Farina bashkëpunimin e plotë të Qeverisë së Kosovës në përmbushjen me sukses të këtij misioni.

Komandanti i ri i KFOR-it pasi ka falënderuar Zëvendëskryeministrin Kuçi për pritjen, ka shprehu përkushtimin  dhe gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe gjithë territorin e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë dënuar fuqishëm  aktin e vrasjes së doganierit të EULEX-it dhe kanë kërkuar angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare me qëllim që autoret e vrasjes të dalin para drejtësisë.

Zëvendëskryeministri Kuçi e ka falënderuar Gjeneralin Farina edhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme që po jep KFOR-i rreth zhvillimit dhe ndërtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e inkurajoi që ta thellojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim në mënyrë që kjo forcë të arrijë standardet ndërkombëtare.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)