28 Prill 2024

Vetëvritet 29 vjeçari nga fshati Mikushnicë

Skenderaj, 6 gusht - K. Ferizi nga fshati Mikushnicë e komunës së Skenderajt ka vdekur nga plagët e marra nga armë zjarri. Hetimet e para tregojnë se 29-vjeçari ka qëlluar veten me një plumb, në nënkulm të shtëpisë. Pranë tij është gjetur një kallashnikov.

Policia e Kosovës ka pranuar shkuar dje pasdite në fshatin Mikushnicë të komunës së Skenderajt, pasi është informuar për rast të vetëvrasjes.

Rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së të ndjerit, të cilët kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna në tavanin e shtëpisë së tyre.

“Njësitë e para reaguese të policisë, në vend të ngjarjes kanë takuar trupin e pajetë të mashkullit, të identifikuar si; K.Ferizi (1983), në pozicion të shtrirë, me një plagë hyrëse, në pjesën e parme të trupit, të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma automatike, e cila besohet se ishte përdorur në këtë rast, është identifikuar pranë trupit të vdekur”, ka njoftuar Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.

Një mjek, i cili ka dalë në vend të ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin publik të prokurorisë së qarkut në Mitrovicë i cili ka autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës së bashku ne teknikët e kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.

“Bazuar në raportet e para të hetuesve policor, në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar elemente që do të karakterizonin rastin si vepër penale ndërsa motivet e këtij akti mbesin akoma të panjohura”, ka thënë zëdhënësi Hoti, raportin Gazeta JNK.

Në vendngjarje, hetuesit kanë gjetur dhe marrë si pjesë të provave materiale armën automatike “AK-47” me një plumb në tytë, e cila besohet të ishte përfshirë në rast. Bashkë me armën janë identifikuar edhe një karikator dhe 29 copë fishekë, ndërsa në një qese tjetër najloni, janë gjetur edhe tre karikator të tjerë me së bashku 124 copë fishekë, të kalibrit 7.62mm.

Rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë me elemente të vetëvrasjes të parapërgatitur nga viktima, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ky është rasti i dytë i vetëvrasjes brenda vetëm një jave në komunën e Skenderajt. Një 25-vjeçar nga fshati Polac i Skenderajt i kishte dhënë fund jetës, më 29 korrik, me një pushkë gjuetie. Në të dy rastet, nuk janë dhënë motivet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)