29 Prill 2024

Vetëvendosje sulmon Tahirin me domate, prangosen 35 aktivistë

Prishtinë, 3 shtator - Rreth 35 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja janë prangosur ditë e sotme nga policia e Kosovës, gjatë një aksioni protestues të tyre kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahiri dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Në një deklaratë të Vetëvendosjes thuhet se, policia nuk kurseu as deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

Theksohet se, aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryemninistres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë.

“Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviçit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika. Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviçit në këtë sulm”, thuhet në qëndrimin e Vetëvendosjes.

Ndërkaq sipas mediave kosovare thuhet se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan pas sulmit të ndërmarrë ndaj Edita Tahirit duke e qëlluar me domate, gjatë kohës që ajo kthehej nga Brukseli pas negociatave me palën serbe.

Të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë:

1          Adonis Tahiri

2          Agron Kabashi

3          Aida Derguti

4          Aida Dërguti

5          Albana Fetoshi

6          Albulena Haxhiu

7          Anita Shabani

8          Arbnor Dehari

9          Astrit Dehari

10        Boiken Abazi

11        Dardan Molliqaj

12        Drenushë Xhemajli

13        Durim Jasharaj

14        Erzen Vraniqi

15        Etleva Malushaj

16        Flamur Pireva

17        Frasher Krasniqi

18        Gëzon Kastrati

19        Krenare Krasniqi

20        Kreshnik Ahmeti

21        Kushtrim Dakaj

22        Labinot Kelmendi

23        Leonida Molliqaj

24        Marigonë Drevinja

25        Muhamet Bytyçi

26        Naim Jakaj

27        Nora Fetoshi

28        Pajtim Demaj

29        Rron Gjinovci

30        Selman Sokoli

31        Teuta Rrusta

32        Valdrin Ahmeti

33        Zgjim Hyseni

34       Myrvete Haradinaj

35       Lirim Gashi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)