19 Maj 2024

Vetëvendosje proteston kundër ratifikimit të marrëveshjes

Prishtinë, 27 qershor - Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që sot në orën 09:00 të dalin në protestën kundër ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës që do të mbahet në Prishtinë.

Ata përmes njoftimeve të tyre bëjnë të ditur se kanë organizuar transportin për bartjen e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e demonstratës.

Vetëvendosje thotë se pjesëmarrja në këtë demonstratë mbron Kosovën nga bosnjëzimi dhe është vendimtare për të shprehur kundërshtimin ndaj Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi - Daqiç.

Përmes kësaj demonstrate si qytetarë të këtij vendi, është një mundësi për ta kapërcyer këtë padrejtësi, siç e quajnë ata, që po imponohet nga kjo marrëveshje, thone ata.

Demonstrata, sipas tyre, dëshmon se cilido deputet që e voton ratifikimin është duke e bërë këtë në kundërshtim me vullnetin tonë dhe do të përballet me kundërshtimin tonë.

Vetvendosje thotë se kjo marrëveshje kapitullon plotësisht sovranitetin e Kosovës, pamundëson rigjallërimin e jetës dhe punës në veri të vendit tonë si dhe pengon në vazhdimësi rivitalizimin dhe kontrollin mbi burimet tona më të rëndësishme ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)