30 Prill 2024

Vetëvendosje proteston kundër privatizimit të KEDS-it

Prishtinë, 17 tetor -Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se Policia e Kosovës ka arrestuar 62 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje në protestën kundër privatizimit të Distribucionit të KEK-ut.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se në mesin e të arrestuarve janë edhe katër të lënduar.

Lëvizja Vetëvendosje dhe dhjetëra aktivistë të saj protestuan sot para ndërtesës së qeverisë, kundër nënshkrimit të marrëveshjes për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.

Ndërkohë që edhe deputetë të Vetëvendosjes u ndaluan të hynin në ndërtesën e Qeverisë, ku po mbahej ceremonia e nënshkrimi të kontratës.

Deputeti, Visar Ymeri akuzoi Ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi se ka penguar hyrjen e deputetëve të Vetëvendosjes në ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkaq lideri i Vetëvendosjes, Albi Kurti tha se Qeveria e Kosovës është duke i shitur asetet publike nën vlerën reale.

Policia e Kosovës kishte vendosur një kordon mbrojtës afër Teatrit kombëtar, në Prishtinë që të mos lejonte protestuesit t’i afroheshin ndërtesës së Qeverisë.

Madje policia përdori edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e më pas ka arrestuar disa aktivistë të vetëvendosjes.

Zëdhënësi Baki Kelani nuk saktësoi numrin e të arrestuarve, me arsyetimin se situata mund të ndryshojë nga çasti në çast.

Në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq, njoftohet se policia ka arrestuar 62 aktivistë saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)