02 Maj 2024

Vetëvendosje inicon hetimi ndaj zyrtarëve komunal në Klinë

Prishtinë, 19 mars - Qendra në Klinë e Vetëvendosje!-s, ka bërë të ditur se me datë 11 mars ka paraqitur kërkesë për inicim të hetimit pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, Divizioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Prishtinë, për të hetuar rastin e marrjes së banesave  me qira nga Kryetari Sokol Bashota, Drejtori Esat Raci, Kryesuesi Fadil Gashi, asokohe këshilltar, Enver Berisha, asokohe këshilltar, Vezire Elshani, asokohe këshilltare dhe Arben Limani, asokohe këshilltarë. 

\"Ne ndjekim me vëmendje aktivitetet e pushtetit lokal dhe shprehim shqetësimin e ndajmë brengën me qytetarët e Komunës së Klinës për problemet që pushteti aktual paraqet në dëm të interesave të qytetarëve të kësaj Komune\", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje thekson se janë një mori veprimesh të Kryetarit dhe këshilltarëve të Komunës së Klinës në mandatin e fundit dhe në mandatin aktual e që paraqesin qëllimet për përfitime personale të Kryetarit Sokol Bashota dhe këshilltarëv dhe siç vërenë VV të njëjtit vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike.

Personat e lartpërmendur sipas VV kanë keqpërdorur pozitën publike në interes në përfitimit personal duke dëmtuar interesin publik.

\"Shpërfaqja egoiste e Kryetarit të Klinës Sokol Bashota, Kryesuesit të Kuvendit të Klinës, Fadil Gashi dhe këshilltarëve të lartëcekur pasqyron moral të dobët njerëzor, aq më tepër kur kemi parasysh gjendjen e rëndë dhe nevojën e shumë familjeve për strehim. Këta njerëz janë të dëmshëm dhe paraqesin rrezik permanent për qytetarët e Komunës së Klinës\", thuhet me tej në njoftim.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)