04 Maj 2024

Vetëvendosje bllokon qeverinë, arrestohen Kurti, Sveçla e Aliu

Prishtinë, 22 tetor - Sot në orët e hershme të mengjesit aktivist të të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar aksion protestues kundër takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi  dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç si dhe kundër bisedimeve me Serbinë.

Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë bllokuar ndërtesën e qeverisë së Kosovës, por janë ndaluar nga policia e Kosovës.  Ata po ashtu kanë qëlluar me ngjyrë ndaj forcave të policisë, ndërsa këta të fundit kanë arrestuar disa prej tyre.

Vetëvendsoje ka bërë të ditur se aktivistët e Lëvizjes janë duke realizuar një aksion te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kundër takimit Thaçi – Daçiç, ndërkohë Policia e Kosovës hodhi gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Në sheshin “Nëna Terezë”, sipas Vetëvendosjes janë rreshtuar Njësia Speciale përballë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes! të cilët po brohorisin parullën “Bashkim me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë”.

Po ashtu kjo lëvizje bën të ditur se nga krahu i komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesëns e Qeverisë dhe po arreston aktivistët e Lëvizjes.

Protestuesve iu ka bashkangjitur edhe lideri i tyre Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka thënë aktivistëve të shpërthejnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në godinën e qeverisë së Kosovës.

Vetëvendosje bën të ditur se nga policia deri me tani janë arrestuar deputetet Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe deputeti Liburn Aliu.

Por, menjëherë pas 30 minutave Vetëvendosje ka njoftuar serish së të dy deputët e arrestuar, Kurti e Aliu janë liruar dhe menjëherë pas lirimit të dytë u janë bashkuar aktivistëve të Lëvizjes në sheshin “Nëna Terezë”, për të protestuar kundër takimit Thaçi - Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.

Vetëvendosje po ashtu bën të ditur se gjatë aksionit Policia e Kosovës ka lënduar rënd aktivistin Sylejman Pireva, i cili tani gjendet në Emergjencë dhe ka gjakëderdhje të madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)