02 Maj 2024

Veteranët UÇK-së e mirëpresin kategorizimin

Prishtinë, 18 mars - Përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë mirëpritur lajmin për kategorizimin e kësaj kategorie.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë për “Epokën e re” se ky proces është i nevojshëm dhe shumë i arsyeshëm. Sipas tij, në këtë mënyrë do t’u njihet kontributi të gjithëve dhe nuk do t’i hyhet askujt në hak.

“Me këtë kategorizim që do të bëhet nuk do të mbetet askush i pakënaqur dhe nuk do t`i hyhet në hak askujt.

Pra, çdo njëri që ka bërë një punë do ta gjejë veten brenda këtyre kategorizimeve, pavarësisht se si do të quhen këto kategorizime”, ka thënë Xhemajli.

Ai ka deklaruar se ideja e kategorizimit është ende në fazën e diskutimeve dhe se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Invalidëve, Pjesëtarëve dhe të Internuarve të UÇK-së ende nuk ka marrë ndonjë vendim përfundimtar për këtë çështje. Kategorizimet që deri më tani kanë dalë në opinion nëpërmjet medieve, ai i ka vlerësuar spekulime.

“Këto kategorizime që po dalin në opinion janë vetëm spekulime, sepse ende nuk ka asgjë definitive, por disa njerëzve sikur po iu duket se janë duke bërë diçka.(Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)