05 Maj 2024

Veteranët paralajmrojnë protesta

Prishtinë, 27 mars - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përcjell me vëmendje seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ne falenderojmë deputetët të cilët kishin sot vullnetin që të miratojnë Projektligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ftojmë ata që ishin kundër që të reflektojnë për të mirën e atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës. Ne i rikujtojmë ata që fal sakrificës së veteranëve të luftës së UÇK-së, ata e gëzojnë lirinë dhe benificionet që kanë.

Ne kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që ta vendos si pikë të parë në rend të ditës për seancën e radhës, leximin e dytë të Projektligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në rast se kërkesa jonë nuk miratohet nga Kryesia e Kuvendit të hënën me 31 mars 2014, dhe nëse ligji nuk futet në rend të ditës, që nga ora 13:00 të njëjtën ditë veteranët e luftës do të fillojnë protestat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)