05 Maj 2024

Veriu i qetë, por i tensionuar për shkak të barrikadave

Mitrovicë, 8 nëntor - Komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbeojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës vlërësoj së situata e sigurisë në veri vazhdon të jetë e qetë, mirëpo e tensionuar për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve me barrikada nga strukturat paralele serbe.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se në javën e fundit nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme, përderisa bllokimi i rrugëve vazhdon të krijoj probleme për të gjithë.

“Strukturat paralele serbe e kanë futur popullatën në një rrugë pa krye, duke e vendosur dhunshëm nëpër barrikada. Të gjithë duhet ta dinë se këto do të përfundojnë, por të kriminalizuarit do të dënohen”. 

Ai theksoi se qytetarët në veri nuk duhet të bëhen pre e grupeve kriminale dhe as e politikës mesjetare të pushtetit në Serbi që financon këto struktura.

“Këto struktura po përpiqen që ta bindin popullatën se ata janë në gjendje që ta mbajnë situatën në duart e veta”.

Në këtë kontekst, kryetari Kastrati, tha se qytetarët serbë në veri, duhet ta kenë krejtësisht të qartë se ato struktura nuk mund ta mbajnë peng KFOR-in me kushtëzimet e tyre.

Poashtu, u shpreh ai, ata duhet të kuptojnë se mekanizmat ndërkombëtare dhe ato vendore kanë mundësi që për një kohë të shkurtër që të heqin barrikadat.

Kryetari Kastrati vlerësoi se është shumë me rëndësi që qytetarët të binden se politika e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë është në të mirë të tyre dhe të gjitha veprimet janë duke shkuar në atë drejtim.

Në të kundërtën, tha ai, nuk do të tolerohet që rrugët të mbahen të bllokuara pambarim, meqë janë duke pësuar në radhë të parë qytetarët e rëndomtë që jetojnë në veri.

Në këtë aspekt edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka përmendur vullnetin e mirë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për zhbllokimin e rrugëve.

Nën anën tjetër, ai dënoi rastin e së hënës kur serbët nuk e kanë lejuar kalimin e një kolone të KFOR-it për në Jarinje.

Edhe në këtë takim u përmend roli shumë konstruktiv i popullatës joserbe në veri, karshi situatës së krijuar.

U përmenden problemet e tyre që kanë për qarkullim dhe nevojën që sa më parë rrugët të zhbllokohen.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)