03 Maj 2024

Veriu i Mitrovicës sërish tronditet nga një shpërthim

Mitrovicë, 5 mars - Pjesa veriore e Mitrovicës sot sërish është goditur nga një shpërthim i fuqishëm duke shqetësuar tej mase banorët e asaj pjese.

Policia e Republikës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se një mjet i paidentifikuar ka shpërthyer në ora 1 e 15 minuta në rrugën “Tanaska Rajiq”.

Zëdhënësi Avni Zahiti i tha Radios Evropa e Lirë, se nuk dihet se kush ishte cak i sulmit, meqë mjeti ka shpërthyer në rrugë në mes të një restoranti dhe banese.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet, derisa autorët e ngjarjes dhe shkaqet e shpërthimit mbesin ende të panjohura.

 Që nga janari i këtij viti, policia thotë se kanë ndodhur mbi 20 shpërthime të natyrës së tillë.

Në asnjërin rast nuk është arrestuar askush. Veriu i Mitrovicës është shdnërruar në arenë të tillë shpërthimesh, derisa disa zyrtarët kanë thënë se shpesh cak i sulmeve janë serbët që punojnë për institucionet shtetërore të Kosovës.

Incidentet janë shpeshtuar më shumë në kohën kur në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, po diskutojnë modalitetet mbi zgjidhjen e problemit të strukturave paralale të financuara nga Serbia, të cilat e kontrollojnë këtë pjesë sikurse edhe komunat tjera me shumicë serbe ne veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)