03 Maj 2024

Veriu i kërcënuar nga elementet kriminale dhe radikal

Prishtinë, 20 korrik - Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka informuar të martën sekretarin e shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, parlamentarin Kristian Shmidt mbi situatën aktuale në Kosovë dhe misionin e KFOR-it.

Shmidt ka qenë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm i landit gjerman të Bavarisë dhe disa anëtarë të parlamentit bavarian.

Gjatë këtij takimi, gjenerali Buhler ka folur për situatën aktuale të sigurisë dhe atë politike në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i.

“KFOR-i është i përkushtuar të vazhdojë prezencën e tij në veri për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’i stabilizuar kushtet e jetesës për qytetarët të cilët janë të lodhur me kërcënimet nga elementet kriminale dhe radikale”, ka thënë Buhler.

Gjenerali Buhler, i cili vjen nga Gjermania, ka informuar sekretarin e shtetit edhe mbi detyrat dhe operacionet aktuale të KFOR-it dhe përkushtimin e trupave gjermane në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)